Pyetje të shpeshta

Disa nga pyetjet e juaja mund të gjejnë përgjigje këtu.

A duhet të krijoj një llogari për të blerë blerë një biletë udhëtimi?

Për të porositur një biletë trageti në faqen Albanian Ferries ju duhet të krijoni një llogari. Për këtë ju nevojitet një email ose një numër telefoni mobile.

Si mund të krijoj një llogari?

Për të krijuar një llogari, ju duhet një adresë emaili ose një numër telefoni (Celular), e cila do të përdoret për të verifikuar llogarinë. Për të krijuar një llogari, duhet të klikoni në menynë "Regjistrohu" dhe të plotësoni formularin e regjistrimit.

Pasi të plotësoni të gjitha fushat e formularit të regjistrimit, do të merrni një email ose SMS (me lidhjen e verifikimit) për të aktivizuar llogarinë.

Si mund të rivendos (reset) fjalëkalimin tim?

Për të rivendosur fjalëkalimin, duhet të hapni formularin e rivendosjes dhe për këtë duhet të klikoni "LOGIN" (tek menytë) dhe aty do të gjeni opsionin "Keni harruar fjalëkalimin?". Në këtë formular do të gjeni dy fusha që duhet të plotësohen. Në fushën e parë duhet të futni emailin tuaj të lidhur me llogarinë. Në fushën e dytë do të vendosni rezultatin e veprimit të thjeshtë aritmetik për të vërtetuar se ky proces nuk është një veprim automatik (robot). Më pas klikoni mbi "Fillo PROCEDURËN" dhe do të merrni një email. Veprimet e mëtejshme shpjegohen në formularin ose në emailin që do të merrni.

0.0046
173.52 KB