1 - Anullimi nga ana e klientit
Nëse klienti dëshiron të anullojë rezervimin e biletës së tij për udhëtim me ALBANIAN FERRIES, duhet të ndjekë këto kushte:
- Anullimi duhet të bëhet pranë zyrave të ALBANIAN FERRIES, përmes telefonit ose email-it, duke përdorur informacionet e kontaktit të ofruara në faqen e internetit të ALBANIAN FERRIES ose në informacionet e kontaktit të dhëna në biletën e blerë;
- Nga çasti i rezervimit dhe deri në 20 ditë përpara nisjes do të aplikohet një sanksion prej 20% mbi çmimin e biletës;
- Nga 19 ditë deri në 5 ditë përpara nisjes do të aplikohet një sanksion prej 30% mbi çmimin e biletës;
- Nga 5 ditë deri në ditën përpara nisjes do të aplikohet një sanksion prej 50% mbi çmimin e biletës;
- Për anullime më të vona, ALBANIAN FERRIES rezervon të drejtën të kërkojë pagesën e plotë për anullimin;
Pasagjeret që nuk kanë kryer anullimin e biletes, që nuk paraqiten për imbarkim ose nuk hipin në anijen e parashikuar dhe të caktuar në kartën e imbarkimit, nuk kanë të drejtë rimbursimi, as pjesërisht, përkundrazi duhet të paguajnë diferencn e çmimit në rast se nuk është paguar i tërë.
2 - Anullimi nga ana e ALBANIAN FERRIES
ALBANIAN FERRIES ka të drejtën për të anulluar udhëtimin për shkaqe të ndryshme, përfshirë por jo të kufizuar në kushte të këqija të motit, çështje teknike, ose arsye të tjera të jashtëzakonshme. Në rast të anullimit nga ana e ALBANIAN FERRIES, klienti ka të drejtë të zgjedhë një nga mundësitë e mëposhtme:
- Rimbursim të plotë të vlerës së biletës së blerë;
- Një biletë të re për një udhëtim të ardhshëm me ALBANIAN FERRIES;
3 - Ndryshime të orarit të udhëtimit
ALBANIAN FERRIES mund të ndryshojë orarin e udhëtimit të planifikuar për shkaqe të ndryshme, siç janë kushte të këqija të motit, ndryshime të afatit të udhëtimit në kthim, ose arsye të tjera të parashikuara ose të paparashikuara. Në rast të ndryshimit të orarit të udhëtimit, ALBANIAN FERRIES do të bëjë përpjekje maksimale për të njoftuar klientët e prekur dhe do të japë variante të ndryshme të ofruara për kompensim, siç janë ndryshimi i datës së udhëtimit, biletë e re, ose kthimi i plotë i parave të paguara.
4 - Përgjegjësia e ALBANIAN FERRIES
ALBANIAN FERRIES nuk mban përgjegjësi për humbjen e bagazhit të klientit, dëmtimin e pronës së klientit, vonesën në udhëtim për shkaqe të jashtme, ose për ndonjë dëm tjetër të shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara ose të jashtëzakonshme gjatë udhëtimit.
5 - Ndryshime të kushteve të anullimit
ALBANIAN FERRIES ka të drejtën për të ndryshuar kushtet e anullimit të udhëtimeve të planifikuara, por do të bëjë përpjekje maksimale për të njoftuar klientët për ndryshimet e kushteve të anullimit dhe për t'u përputhur me kërkesat e biletave të blera përpara ndryshimeve.
6 - Kushtet e tjera
Kushtet e anullimit të ALBANIAN FERRIES janë në përputhje me rregulloret vendore dhe ndërkombëtare të zbatueshme për transportin detar. ALBANIAN FERRIES mund të aplikojë kushte të tjera të anullimit të ndryshme për oferta speciale, promovime, ose udhëtime të veçanta, të cilat do të jenë të theksuara dhe të disponueshme në faqen e internetit të kompanisë ose në dokumentacionin e biletës së blerë.
7 - Adresa jonë
Albanian Ferries
Lagja Nr.4, Rruga e portit, Hyrja 1, Zona kadastrale 8514,
Durrës, Shqipëri
https://albanianferries.com